Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite ka goditur një objekt të madh petrokimik në Iran dhe është urdhëruar të vazhdojë sulmet ndaj infrastrukturës iraniane “me gjithë forcën”.
Sipas tij, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kanë sulmuar një kompleks në Asaluyeh, i cili prodhonte rreth gjysmën e produkteve petrokimike të Iranit.
Katz shtoi se ky sulm vjen pas një tjetër goditjeje ndaj një objekti të ngjashëm javën e kaluar dhe se të dyja objektet, që së bashku përbëjnë rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit, tashmë janë jashtë funksioni, raporton BBC.
Ai e cilësoi këtë si një goditje të rëndë ekonomike, me vlerë dhjetëra miliarda dollarë për Iranin, duke theksuar se industria petrokimike është një burim i rëndësishëm financimi për Gardën Revolucionare dhe fuqinë ushtarake të vendit.
Ndërkohë, agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim raportoi se dy kompani petrokimike janë goditur në sulmet e fundit.