Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, lidhur me çështjen e presidentit, ka thënë se gjatë këtij muaji do të vërtetohet nëse ka vullnet politikë.
Ai ka theksuar se pa marrëveshje për bashkëpunim nuk do të ketë rezultat.
Po ashtu, Haziri, ka vlerësuar edhe se, pragmatizmi dhe kompromisi janë vlera politike e jo dobësi, dhe se, populli i Kosovës, nuk meriton qeverisje tjetër po asaj euroatlantike.
“Në të kundërtën, Kosova, për mungesë pragmatizmi, duhet të zgjedhë përmes gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese ose zgjedhjeve 8-milionëshe”, ka shkruar Haziri në Facebook.