Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.

Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

I pandehuri dyshohet se kreu veprën penale si pjesëtar i MUP-it në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut.

“Sipas kërkesës, A.D., në cilësinë e pjesëtarit të MUP –it në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan. Ndërsa nëntëdhjetë e një (91) meshkuj u ndanë nga rreth katërqind (400) burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

13 nga civilët, sipas Prokurorisë, u ndaluan, u rrahën e u maltretuan në mënyrë çnjerëzore nga i dyshuari A.D.

“Sipas kërkesës, prej tyre, trembëdhjetë (13) civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç‘rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, njoftoi Prokuroria. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika