Kapet vetura me mall të kontrabanduar në veri, të dyshuarit arratisen

Një automjet me mall të kontrabanduar është ndaluar nga Policia e Kosovës në veri të vendit, në kuadër të një aksioni të përbashkët me Doganën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 6 prill, rreth orës 19:15, në zonën malore ndërmjet fshatit Banjskë dhe Sharani-Kamen, në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit, njësitë policore kanë vërejtur një veturë pa targa që lëvizte me shpejtësi të madhe, me ç’rast kanë nisur ndjekjen.

Pas një kohe të shkurtër, automjeti është gjetur, por personat e dyshuar e kishin braktisur atë dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur 32 thasë me pantallona, përkatësisht 1217 palë xhinse, si dhe një thes me 303 rripa për pantallona.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe një palë targa të Serbisë, një kanistër plastik me naftë dhe një pajisje radiolidhjeje.

Malli i kontrabanduar është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa me udhëzimin e prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të mëtejshme nga Dogana.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika