SHBA-ja sulmon ishullin Kharg të Iranit

Ishulli Kharg, i cili shërben si terminal për një pjesë të madhe të eksporteve të naftës së Iranit në Gjirin Persik, është goditur disa herë nga sulme.

BBC, ka raportuar se autoritetet po punojnë për të konfirmuar detaje të mëtejshme rreth ngjarjes dhe pritet të jepen informacione shtesë në vijim.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të bombardojë të gjitha termocentralet dhe urat e Iranit nëse vendi nuk e rihap Ngushticën e Hormuzit deri në orën 8 të mbrëmjes.

Edhe para afatit të caktuar nga Trump, u raportua një valë intensive sulmesh në urat përgjatë Iranit dhe në Ishullin Kharg, qendra kryesore e eksportit të naftës në vend.

Ushtria amerikane goditi dhjetëra objektiva ushtarake në ishull gjatë natës, tha një zyrtar amerikan për NBC News.

I gjithë Irani mund të “shkatërrohet brenda një nate”, paralajmëroi Trump duke hedhur poshtë shqetësimet për krime të mundshme lufte.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika