Tahiri: Kurti po e dramatizon situatën, kërkesa për 85 vota është telenovelë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se PDK-ja ka qenë dhe është konstruktive sa i përket zgjedhjes së presidentit Deputeti Tahiri tha se Kurti nuk ka qasje serioze për të gjetur zgjidhje.

Sipas tij, Kurti është i interesuar ta dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“PDK-ja ka qenë shumë konstruktive, shumë pozitive dhe transparente, si para takimeve, gjatë takimeve, ashtu edhe pas tyre. Pra, ka prezantuar shumë hapur qëndrimet e saj. Ndërsa, secila tendencë për ta keqinterpretuar qëndrimin e PDK-së tregon nga pala tjetër se nuk ka qasje serioze dhe nuk është e interesuar që seriozisht t’i ofrojë vendit president dhe t’iu shmanget zgjedhjeve. Pra, i shoh si taktika të Kurtit për ta dramatizuar situatën dhe, në anën tjetër, për ta dërguar vendin në zgjedhje”, tha ai.

Deputeti Tahiri e ka quajtur telenovelë të Kurtit kërkesën e tij se nevojiten 84 apo 85 vota të sigurta për zgjedhjen e presidentit.

“Vazhdim i telenovelave për ta humbur vëmendjen dhe për të krijuar situata të paarsyeshme, por ne e dimë se konsensusi arrihet me 80 vota dhe se të mjaftueshme janë 80 vota”, theksoi Tahiri për RTV21

Ndërsa, sa i përket mundësisë së një takimi Kurti-Hamza, deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, tha se fillimisht duhet të ketë ftesë zyrtare, pastaj një kërkesë e tillë do të shqyrtohet në parti.

“Nuk është se është treguar seriozitet dhe respekt, pra është abuzuar me bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e PDK-së. Ndërsa tani qëndrimi është se duhet të ketë shkresë zyrtare drejtuar PDK-së, përkatësisht kryetarit, dhe më pas PDK-ja do ta trajtojë në organet e saj kërkesën dhe do të dalë me qëndrim”, ka deklaruar Tahiri.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika