Gashi: Fati politik i Osmanit është i lidhur ngushtë me LDK-në 

Analisti Astrit Gashi ka paraqitur një vlerësim mbi të ardhmen politike të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe raportin e saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se rrugët e saj politike janë të kufizuara në dy opsione kryesore.

Sipas Gashit, Osmani ka vetëm dy mundësi reale: ose t’i bashkëngjitet drejtpërdrejt LDK-së, ose të krijojë një organizim politik që do ta afronte atë në mënyrë indirekte me këtë subjekt.

Në Debat Plus, Gashi ka thënë se Osmani nuk mund të jetë një kandidate serioze përballë kryeministrit Albin Kurti pa mbështetjen e LDK-së. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se edhe LDK-ja e ka të vështirë të zhvillojë një garë të fortë politike pa e pasur Osmanin brenda strukturave të saj apo të lidhur në një formë me të.

“Nuk janë 200 mundësi janë veç dy. Mundësia e parë është që t’i bashkëngjitet direkt LDK-së. Dhe Mundësia e dytë është përmes një organizmi politik të ndërtojë një afri me LDK-në. Që i bien që fati i zonjës Osmani në politikë për mendim tim është i ndërlidhur ngushte direkt ose indirekt me LDK-në.

Në anën tjetër edhe potenciali për të ardhmen e LDK-së është i lidhur direkt ose indirekt me Vjosa Osmanin.

Vjosa Osmani s’mund të jetë kandidate serioze për Albin Kurtin pa LDK-në. Po as LDK-ja s’mund të jetë në garë politike e fortë pa pas ë një formë brenda apo të ndërlidhur Vjosa Osmanin”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika