Trump pajtohet për armëpushim dyjavor me Iranin, kusht rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin të martën, më pak se dy orë para afatit të tij për të shkatërruar një “civilizim të tërë”.

Trump deklaroi se marrëveshja për armëpushim është bërë me kusht që Irani të pranojë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

“Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe Field Marshal Asim Munir të Pakistanit, dhe me kërkesën e tyre që të ndaloj forcën shkatërruese që po dërgohej sonte drejt Iranit, si dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë hapjen e plotë, të menjëhershme dhe të sigurt të Ngushticës së Hormuzit, unë pajtohem të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë dyjavore. Ky do të jetë një armëpushim i dyanshëm!”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai theksoi se ky vendim është marrë pasi, sipas tij, SHBA-ja ka arritur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake dhe është shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare për paqe afatgjatë me Iranin dhe paqe në Lindjen e Mesme.

“Arsyeja për këtë është se ne tashmë kemi arritur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, dhe jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare lidhur me paqe afatgjatë me Iranin dhe paqe në Lindjen e Mesme,” shkroi ai.

Trump bëri të ditur gjithashtu se nga Irani është pranuar një propozim me 10 pika, i cili konsiderohet si një bazë e zbatueshme për negociata.

“Ne kemi marrë një propozim me 10 pika nga Irani dhe besojmë se është një bazë e zbatueshme mbi të cilën mund të negociohet. Pothuajse të gjitha pikat e ndryshme të mosmarrëveshjeve të mëparshme janë dakorduar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por një periudhë dyjavore do të mundësojë që marrëveshja të finalizohet dhe të përmbyllet. Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe gjithashtu duke përfaqësuar vendet e Lindjes së Mesme, është nder që ky problem afatgjatë është pranë zgjidhjes,” shtoi ai.

Armëpushimi, nëse zbatohet, pritet të krijojë hapësirë për finalizimin e një marrëveshjeje më të gjerë ndërmjet palëve dhe për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika