Libani nuk është pjesë e armëpushimit dyjavor mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit, sipas zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
“Izraeli mbështet vendimin e presidentit Donald Trump për të pezulluar sulmet ndaj Iranit për dy javë, me kusht që Irani të hapë menjëherë ngushticat dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-së, Izraelit dhe vendeve në rajon,” thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanjahut të mërkurën.
“Armëpushimi dyjavor nuk përfshin Libanin,” u tha mes tjerash, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.
Qëndrimi i Izraelit bie ndesh me deklaratën e kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit dhe tha se ajo përfshinte edhe Libanin.
Presidenti amerikan Donald Trump nuk e përmendi Libanin në deklaratën e tij.
Deklarata nga zyra e Netanjahut janë komentet e para nga lideri izraelit që nga shpallja e armëpushimit.
Trump pajtohet për armëpushim dyjavor me Iranin, kusht rihapja e Ngushticës së Hormuzit