Komisioni për Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur këtë të mërkurë është mbledhur për të miratuar fushëveprimin e Komisionit.
Deputetët që janë pjesë e këtij komisioni kanë miratuar vendimin për hapjen e konkursit për Avokatin e Popullit, njofton Dukagjini.
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se i kanë marr edhe shërbimet sociale në krijimin e politikave monitorimi i këtyre shërbimeve bëhet nga ana e Ministrisë që udhëheq.
“Ne po e mbulojmë edhe një sektor që është i ri, sektori i familjes dhe jemi munduar të marrim praktikat më te mira nga shtetet e tjera. Ne i mbulojmë edhe vlerat e luftës çlirimtare”, deklaroi Hoti para deputetëve.