Kurti: Në komunat veriore mund të bëhesh kryetar vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Gjatë një prononcimi për media, Kurti u pyet nga gazetarët nëse ka vizituar kryetarin e kësaj komune, Milan Radojeviq, teksa u shpreh se ende nuk e ka bërë porse do ta kenë mundësinë të takohen.

Kurti, mes tjerash, u shpreh se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

“Kësaj radhe nuk e kam takuar, por sigurisht që në rastet tjera do të kemi mundësi të takohemi. Ka qenë një transferim paqësor i pushtetit, që do të thotë se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, mund të bëhesh asamblist, mund të bëhesh drejtor, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Po ashtu, Kurti theksoi se Qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.

“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrate tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, deklaroi Kurti./KP

Kurti në Mitrovicën e Veriut

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika