Deputetja boshnjake Duda Balje, i është bashkuar grupit parlamentar të AAK-së.
Lajmin e ka dhënë shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
“Çështja e dytë ka të bëjë me atë se deputetja e nderuar Duda Balje iu ka bashku grupit të AAK-së si anëtare e grupit tonë parlamentar”, ka thënë Tahiri para mediave, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.
Kujtojmë se AAK-ja pati fituar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndërsa me kalimin e Baljes tashmë ka gjithsej 7 deputetë.