Dy raste vjedhjesh në Prizren – një i arrestuar pranon 5 vjedhje, tre të tjerë kapen me ar të vjedhur

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një person të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një pune operative-hetimore dhe mbledhjes së provave në terren, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Prizren kanë identifikuar të dyshuarin M.G., i cili dyshohet për disa vepra penale të vjedhjes.

Gjatë ndalimit të tij, policia ka gjetur në trupin e të dyshuarit një substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Në koordinim me prokurorin kujdestar është realizuar edhe bastisje në banesën e tij, ku janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastet në hetim.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se ka kryer të paktën pesë vjedhje në markete dhe vetura. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këto raste.

Ndërkohë, gjatë një aksioni tjetër të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arrestuar në flagrancë tre të dyshuar për një rast vjedhjeje të rëndë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar bizhuteri ari të vjedhura dhe një automjet i përdorur në kryerjen e veprës.

Pas përfundimit të procedurave, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit të ligjshëm, ndërsa tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika