Anijet ende të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit pavarësisht armëpushimit SHBA–Irani

Trafiku i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit mbetet minimal më shumë se një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli një armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Irani.

Sipas të dhënave të platformës MarineTraffic, deri të enjten në mëngjes sipas kohës lokale, grupe të mëdha anijesh vazhdojnë të qëndrojnë të ankoruara në Gjiri Persik, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Të dhënat e një dite më parë tregojnë se mbi 400 cisterna nafte, 34 cisterna LPG dhe 19 anije LNG vazhdojnë të jenë në rajon.

Trump deklaroi se ngushtica do të jetë “e hapur dhe e sigurt” në një postim në Truth Social vonë të mërkurën.

Më herët, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit pretenduan se lundrimi në këtë rrugë ujore ishte ndalur pas bombardimeve të Izraeli ndaj Libani, të cilat Teherani i cilësoi si shkelje të armëpushimit.

Që nga shpallja e armëpushimit, vetëm një numër i vogël anijesh ka kaluar nëpër ngushticë, përfshirë anijen transportuese me pronësi greke “NJ Earth” dhe anijen me flamur liberian “Daytona Beach”.

Para luftës, mesatarisht 107 anije transportuese kalonin çdo ditë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ekspertët paralajmërojnë se do të duhet kohë para se trafiku të rikthehet në nivele më të larta.

 

 

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika