Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar se Irani nuk duhet ta “mbajë peng” Ngushticën e Hormuzit, gjatë një vizite zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë një takimi rajonal për mbrojtjen me përfaqësues të vendeve të Gjirit, Starmer theksoi se qëndrimi i Britanisë së Madhe ka qenë i qëndrueshëm, duke bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe një armëpushim të qëndrueshëm.
Ai shtoi se vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje lidhur me situatën në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për furnizimin global me naftë.
Këto deklarata vijnë pasi, pavarësisht armëpushimit mes Iranit dhe SHAB-së, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) paralajmëroi se çdo anije që kalon nëpër këtë ngushticë pa lejen e saj mund të sulmohet dhe shkatërrohet.
Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mohuar raportimet se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Në zhvillime të tjera, Lebanon njofton për pasoja të rënda nga sulmet izraelite. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të paktën 203 persona janë vrarë dhe mbi 1,000 janë plagosur gjatë sulmeve të së mërkurës në të gjithë vendin.
Nga ana tjetër, Irani i ka cilësuar sulmet izraelite si një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes për armëpushim me SHBA-në, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.