Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Hezbollahut “kudo që të jetë e nevojshme”, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.
Izraeli ka theksuar më herët se kjo marrëveshje nuk përfshin Libanin, ndërsa Irani i ka cilësuar sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban si një “shkelje të rëndë” të armëpushimit.
“Mesazhi ynë është i qartë: kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë objektiv i sulmeve”, ka thënë Netanyahu.
Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë goditjet ndaj Hezbollahut derisa të rikthehet siguria e plotë për banorët në veri të vendit.
Deklaratat e tij vijnë pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan për vrasjen e Ali Yusuf Harshit, sekretar dhe nip i sekretarit të përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem.
Izraeli thotë se ka vrarë sekretarin e udhëheqësit të Hezbollahut gjatë sulmit në Bejrut