Gjuriqi në Këshillin e Sigurimit me narrativë propagandistike për “vuajtjet” e serbëve në Kosovë

Kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit(KS) të Organizatës së Kombveve të Bashkuara (OKB), kërkoi forcimin e mëtejshëm të rolit të UNMIK-ut, duke kundërshtuar zërat që kërkojnë mbylljen e këtij misioni.

“Roli i UNMIK-ut duhet të forcohet”, deklaroi ai.

Në vijim, Gjuriq ngriti akuza ndaj institucioneve të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se serbët në Kosovë trajtohen si “të tjerët” dhe se OKB-ja nuk duhet të heshtë për këtë situatë.

“Serbët nën qeverisjen e Albin Kurtit identifikohen si të tjerët. OKB s’duhet të heshtë”, tha ai.

Megjithatë, deklaratat e tij u karakterizuan nga mungesa e fakteve konkrete apo provave që do t’i mbështesnin pretendimet e ngritura.

Ai foli për një situatë që, sipas tij, përbën “provë të kredibilitetit të rendit ndërkombëtar”, duke e cilësuar gjendjen si shqetësuese, por pa ofruar argumente të verifikueshme.

Gjuriq përmendi gjithashtu një “eksod” të serbëve nga Kosova, një pretendim i përsëritur nga zyrtarët serbë, por që mbetet i diskutueshëm në mungesë të të dhënave të qarta.

Në fund, ai riktheu kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e paraqitur atë si domosdoshmëri politike.

Të fundit nga rubrika