Një rast i falsifikimit të dokumentit është regjistruar në Mitrovica e Veriut, konkretisht te Ura Kryesore, sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëm me 10 prill 2026 rreth orës 22:45, kur policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb.
Gjatë kontrollit, i dyshuari dyshohet se ka paraqitur një patentë shoferi të falsifikuar.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim.