JD Vance takohet me kryeministrin pakistanez në Islamabad

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance është takuar me kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif në Islamabad të shtunën, para negociatave me Iranin, sipas gazetarëve që shoqërojnë zëvendëspresidentin.

Sharif ishte takuar më herët të shtunën edhe me delegacionin iranian, ndërsa Pakistani është shfaqur si një ndërmjetës kyç në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Iran, e cila tashmë ndodhet në javën e gjashtë, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Në takimin dypalësh, Vance u shoqërua nga i dërguari special Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.

Ndërsa Sharif u shoqërua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Sen. Mohammad Ishaq Dar, si dhe ministri i brendshëm Sen. Syed Mohsin Raza Naqvi, sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit pakistanez. Për takimin nuk pati mbulim për shtyp.

Sharif vlerësoi angazhimin e të dyja palëve për dialog konstruktiv dhe shprehu shpresën se këto bisedime do të shërbejnë si një hap drejt paqes së qëndrueshme në rajon, thuhet në njoftimin e tij.

SHBA-ja dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika