Të shtënat në Ferizaj, vdes i dyshuari, 25-vjeçarja po trajtohet në ortopedi

25-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Ferizaj tanimë po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë, pas ekzaminimeve fillestare dhe ndërhyrjes në Emergjencën e QKUK-së. Sipas, mjekut kujdestar në Ortopedi, viktima tashmë është në gjendje stabile, por për shkak të dy plagëve, duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ndërsa, personi që dyshohet se shtiu me armë në të ndërroi jetë në mëngjesin e së shtunës, pasi dyshohet që kishte qëlluar edhe veten

Pak para mesnatës mes së premtes dhe të shtunës, një vajzë u plagos me armë zjarri në Ferizaj.

Viktima, sipas raportit të Policisë, kishte hyrë në një barnatore në qendër të qytetit. Aty brenda në drejtim të saj kishte hyrë një burrë rreth të tridhjetave, që sipas Policisë, ishte i dashuri i saj.

Pastaj, sipas dëshmitarëve, 25-vjeçaren me inicialet L.U, e kishte qëlluar të paktën dy herë me armë zjarri të tipit pistoletë.

Me të njëjtën armë, i dyshuari më pas e kishte qëlluar veten.

Andaj, të dy u dërguan në Emergjencën e QKUK-së.

Aty, viktima vajzë, mori trajtimin fillestar për trajtim të dy plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Pastaj, u dërgua në Klinikën e Ortopedisë.

“Rreth orës 23:30 ka ardhë, ku është trajtuar dhe janë bërë analizat e nevojshme. Del se ka pësuar dy plagë tej shpuese në femur dhe në dorën e djathtë. Nga qendra emergjente, ka ardhur në Ortopedi, ku gjendja e saj është shumë e mirë”, ka deklaruar Gani Jashanica, Mjek kujdestar.

Sipas mjekut kujdestar në Ortopedi, vajzës do t’i duhet një intervenim. 

“Gjatë javë do t’i bëhen analizat…”, ka thënë Gani Jashanica, Mjek kujdestar.

Ndërsa, burri që dyshohet se shtiu me armë, gjendjen e pati më të rënduar, për shkak të plagës që dyshohet se ia shkaktoi vetes.

Përkundër përpjekjes së mjekëve të cilët e intubuan dhe e operuan, i njëjti vdiq në QKUK, në mëngjesin e hershëm të së shtunës.

Derisa vajza vazhdon të trajtohet, e burrit pritet t’i bëhet autopsia, Policia në Ferizaj është duke i vazhduar hetimet lidhur me rastin.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika