Sot në Kosovë, çmimi i naftës është 1.84 euro për litër, që është 2 cent më lirë krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, benzina do të kushtojë 1.44 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me çmim prej 0.89 euro për litër, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit, ky çmim do të mbetet i njëjtë edhe gjatë ditës së hënë.