Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani vazhdon të synojë sigurimin e një arme bërthamore, pas dështimit të bisedimeve të paqes në Pakistan.
Trump tha se gjatë takimeve në Islamabad, pala iraniane e ka bërë të qartë këtë qëllim, duke theksuar se “Irani nuk do të ketë armë bërthamore”.
Ai përsëriti se negociatat direkte me Iranin dështuan pasi Teherani nuk ishte i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet e tij bërthamore.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar më herët se palët ishin “shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje, por sipas tij, negociatat u penguan nga kërkesat maksimale dhe ndryshimi i vazhdueshëm i kushteve nga pala amerikane.