Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në një punishte në Ferizaj.

Bajraktari ka thënë se këto raste të shpeshta në Kosovë po ndodhin kryesisht për shkak të mungesës së kontrollit.

“Është e pashmangshme kjo neglizhencë si nga ana e inspektoratit, si nga ana e punëdhënësve, është e dhimbshme kjo çka po ndodh, për këta tre muaj kemi tetë raste. Vërtet është për t’u habitur se pse kaq shumë e neglizhojmë jetën e punëtorëve. Ata janë punëtorët tanë, ata kanë ardhur për të mbajtur familjen, për të mbajtur kompaninë”.

“Duhet të kemi kujdes ndaj jetës së tyre, të kujdesemi për ta. Si bëhet kujdesi për ta? Nuk bëhet vetëm nga punëdhënësi, duhet nga inspektorati, nga kontrollet shtetërore, edhe pse bie përgjegjësia mbi punëdhënësin, ne duhet ta kontrollojmë punëdhënësin”, ka thënë ai në FIVE në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka thënë se: “Shpenzimet që bëhen në ruajtjen e punëtorëve nuk quhen shpenzime, ai është investim”, ka shtuar ai.

“Kjo që ka ndodhur sot në Ferizaj është shumë e dhimbshme dhe e pajustifikueshme. Nuk ka arsyetim pse me ndodh kjo”, ka thënë ai, duke shtuar se punishtet duhet të inspektohen në vazhdimësi.

Sipas Bajraktarit, Ferizaji ka vetëm dy inspektorë që merren me sigurinë në punë të punëtorëve.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika