Bastisje në Skenderaj, Policia sekuestron pesë armë dhe 734 fishekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se një person ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë, hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe si rezultat është identifikuar dhe është lokalizuar personi i dyshuar.

“Me datën 14.04.2026, mbi dyshimet e bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar pesë armë: tri armë të shkurta (pistoleta), dy armë të gjata dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim të armëve me autorizim të skaduar dhe në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika