Azemi mohon se LDK ka kërkuar ministri në takimin Kurti–Abdixhiku

Në media është raportuar se kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku në takim me kryeministrin Albin Kurtin për çështjen e presidentit i ka kërkuar këtij të fundit një ministri.

Por, këtë e ka mohuar anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi.

“Pra, e para janë spekulime sepse e vërteta është që LDK-ja asnjëherë nuk ka kërkuar kurrfarë pozicionesh prej partisë në pushtet. Por e vërteta është që LDK-ja insiston që Kosova mos me pasë vakum institucional, me pasë presidentin e zgjedhur. Ka qenë proaktive në idetë të cilat i ka dhënë që nga fillimi. Kemi thënë që jemi për një emër konsensual që i bashkon të gjitha partitë politike, ose nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet një marrëveshje klasike. Pra, asnjëherë nuk e kemi vendosë veten në qendër të këtyre diskutimeve, sepse partia në pushtet ka mundësi me i zgjedhë partitë e tjera.

Por çka është e vërtetë është që neve na duhet me u zgjedhë presidenti në afat sa më të shkurtër, por nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë është faji i tjetërkujt”, u shpreh ai.

Sa i përket mungesës së disa emrave në listën e re të kryesisë së LDK-së, ai thotë se kjo listë mund të plotësohet.

“E dyta, po, LDK-ja sot e ka shpalosur një listë të kryesisë. E keni parë edhe në njoftimin që e keni marrë sigurisht, thotë që kjo listë është preliminare. Nuk është lista e parë, pra mund të plotësohet edhe me emra të tjerë nga degët e mëdha që kanë mbetur jashtë për shkak të mos ndoshta pasjes mundësi që ata pjesëtarë të deklarohen për pozicionet e tyre nëse do t’i mbajnë apo jo. Pra, mos e merrni si diçka përfundimtare, ka me vazhdu lista e kryesisë së LDK-së me u përmbushë edhe me emra të tjerë dhe së shpejti ndoshta kemi me pasë një listë përfundimtare”, u shpreh Azemi./EO

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika