Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami pritet të largohet nga kampionati skocez në përfundim të këtij sezoni, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.
E ardhmja e Bajramit duket se lidhet sërish me Italinë, ku nuk mungojnë interesimet si nga skuadra të Serie A, ashtu edhe nga ato të Serie B. Megjithatë, vendimi final për destinacionin e tij do të varet kryesisht nga ofertat konkrete që do të mbërrijnë në drejtim të lojtarit.
Përveç Italisë, një tjetër opsion i mundshëm për mesfushorin mbetet edhe tregu turk, i cili konsiderohet një alternativë serioze në këtë fazë të merkatos.
Në çdo rast, një gjë është e sigurt: aventura e Nedim Bajramit në Skoci do të përfundojë me mbylljen e këtij sezoni, duke hapur rrugën për një kapitull të ri në karrierën e tij.