Bajqinofci: Kurti ka kërkuar emra për president, s’ka marrëveshje pa kandidatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje politike pa emra konkretë për president, duke i bërë thirrje opozitës që të propozojë kandidatë.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti ka qenë i hapur për bashkëpunim dhe ka kërkuar nga opozita që të dërgojë emra konkretë për një kandidat konsensual.

Sipas tij, Kurti nuk e ka mbyllur derën për dialog, por përkundrazi ka ftuar opozitën për diskutime si brenda Kuvendit ashtu edhe në publik.

Bajqinofci shtoi se edhe nga radhët e LVV-së ka gatishmëri për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje, duke përmendur se Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri për dorëheqje në mënyrë që vendi të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet.

“Nuk ka marrëveshje politike me sy mbyllë, kjo nuk ndodhë askund, zoti Kurti e ka përmend o zotëri m’i dërgoni emrat një dy tre, edhe të dulemi të diskutojmë për një kandidat konsensul që e ka lypur vetë opozita mbipartiak. Edhe Kurti nuk e ka mbyllë derën, i ka thirr, nuk ka, jo po na duhen dy jo tre, jo duhet të japin dorëheqje, e tha  Konjufca jam i gatshëm në çdo moment prej kur merret vendimi të japë dorëheqje dhe të lëshoj rrugën që vendi ta ketë një president dhe të mos shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se, sipas tij, mungesa e progresit lidhet me mungesën e vullnetit politik nga opozita për të propozuar emra konkretë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika