Rutte: Fitorja e Putinit një ëndërr e largët – siguria e Ukrainës është siguria jonë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG) në Berlin, i cili u bashkëkryesua nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey.

Në një reagim në rrjetin social X, Rutte tha se takimi ishte “i mirë” dhe theksoi se ndihma ushtarake nga aleatët e NATO-s po vazhdon të rrjedhë drejt Ukrainës, përfshirë edhe përmes mekanizmit PURL, ndërsa shumë shtete kanë shtuar kontributet e tyre të reja.

“Është shumë e rëndësishme, sepse siguria e Ukrainës është siguria jonë”, ka shkruar ai.

Rutte, ka deklaruar se Rusia po përballet me vështirësi në fushëbetejë dhe se fitorja për presidentin rus Vladimir Putin është bërë gjithnjë e më e largët.

Ai ka theksuar se ka pasur edhe raportime se Kremlini e kupton gjendjen e vështirë të ekonomisë së tij, duke shtuar se kjo situatë tashmë ishte e njohur më herët.

Rutte ka vlerësuar se forcat e armatosura të Ukrainës po i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë ruse çdo ditë, duke i cilësuar këto shifra si “tronditëse”.

“Një Ukrainë e fortë sot dhe në të ardhmen është mënyra se si ndalet agresioni rus”, ka thënë ai.

Sipas tij, aleatët duhet të vazhdojnë të rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin, pasi “siguria e Ukrainës është edhe siguria jonë”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika