Pas bastisjeve të zhvilluara në gjashtë lokacione në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka sekuestruar armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se institucionet e sigurisë do të reagojnë me vendosmëri ndaj çdo individi apo grupi që, përmes veprimeve kriminale, paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe shtetit.
Sveçla ka theksuar se provat e siguruara në këtë operacion dëshmojnë përpjekjet për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.
“Rendi, ligji dhe siguria në Republikën e Kosovës mbeten prioritet institucional. Çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis”, ka theksuar Sveçla.