Kurti: Fillon transferimi i 61.8 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes mes Kosovës dhe Komisionit Evropian, ka nisur transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë euro si parafinancim për Republikën e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga kjo shumë, rreth 29 milionë euro janë transferuar si kredi direkte në buxhetin e shtetit, ndërsa 33 milionë euro të tjera do të kanalizohen përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Këto mjete përfshijnë 17.73 milionë euro grante dhe 15.31 milionë euro kredi.

“Pas ratifikimit të marrëveshjeve për Planin e Rritjes mes Kosovës dhe Komisionit Evropian, sot filloi transferimi i mjeteve financiare në vlerë prej 61.8 milionë euro si parafinancim në kuadër të këtij plani.

Nga kjo vlerë, afër 29 milionë euro janë transferuar si kredi direkt në buxhetin e shtetit, ndërkaq 33 milionë euro të tjera, prej tyre 17.73 milionë në formë grantesh dhe 15.31 milionë si kredi, do të kalojnë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Kosova është e fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes. Qeveria po ndërmerr të gjitha hapat për t’i përmbushur në kohë, por kujtojmë që kjo është agjendë e përbashkët që përfshin të gjitha shtyllat e shtetit: ekzekutivin, gjyqësorin dhe kuvendin.
Falënderojmë Bashkimin Evropian për këtë hap, ndërkohë që angazhohemi në zbatimin e hapave të radhës”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika