Në seancën gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, i akuzuari kryesor Naim Murseli ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij në krim, duke deklaruar se nuk e ka kryer dhe as nuk e ka planifikuar vrasjen.
Para trupit gjykues, Murseli tha se është akuzuar padrejtësisht për një krim të rëndë dhe se, sipas tij, e gjithë narrativa e paraqitur ndaj tij nuk përputhet me të vërtetën.
Ai ka mohuar gjithashtu çdo lidhje me pretendimet për pagesa apo organizim të vrasjes, duke theksuar se nuk ka paguar askënd për kryerjen e krimit.
“Nuk e kam kryer vrasjen, as nuk e kam planifikuar atë. Nuk kam paguar për vrasjen, kjo është e vërteta”, ka deklaruar ai në sallën e gjyqit.