Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka folur në Kuvend rreth pasaktësive në njehsorët e konsumit.
Gjatë deklarimeve në seancën e sotme, Lushaku tha se një pjesë e madhe e matësve të energjisë nuk funksionojnë saktë, duke pretenduar se rreth 87 për qind e tyre nuk pasqyrojnë konsumin real të energjisë në familje.
“Sot derisa ne po flasim në rreth 87 për qind të shtëpive është duke u vjedhur energjia dhe nga kush, nga shteti, për mungese dhe neglizhencë të kësaj qeverie për t’i konstatuar që njehsorët në shtëpitë tona nuk janë duke e llogaritur energjinë e shpenzuar saktë… Ne qe 6 vjet jemi të vjedhur. Kemi kërkuar përgjegjësi. Dolën në konferencë si KEDS-i si Ministria dhe e konfirmuan pasaktësinë dhe shqiptuan disa gjoba. Kjo është e papranueshme. Si LDK kemi ofruar provat tona dhe sot nga Kuvendi kërkojmë që Qeveria të mos e lejojë ndryshimin e njehsorëve nëpër shtëpi për ta fshehur vjedhjen. Paratë t’u kthehen cent më cent qytetarëve”, ka thënë Lushaku.