Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se kanë kryer afro 11 mijë sulme ndaj Iranit.
IDF ka publikuar shifra të reja për bombardimet, duke thënë se ka realizuar rreth 10,800 goditje në këtë shtet, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Hrana), ka raportuar se numri i viktimave civile iraniane ka arritur në 1,701 deri më 7 prill, ditën kur presidenti amerikan Donald Trump shpalli një armëpushim të kushtëzuar dyjavor me Iranin.
IDF gjithashtu thotë se është përgjegjëse për mbi 14,900 sulme artilerie dhe 2,500 sulme ajrore në Liban, si dhe pretendon se ka goditur rreth 165 ndërtesa shumëkatëshe.
Autoritetet shëndetësore në Liban thonë se rreth 2,100 persona janë vrarë gjatë gjashtë javëve të konfliktit në këtë vend, ndërsa mbi një milion njerëz – ose afërsisht një në pesë banorë – janë zhvendosur.