Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për sanimin e gypit kryesor furnizues, si rezultat i të cilave do të ketë reduktime në furnizimin me ujë gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerjet dhe kufizimet e furnizimit do të jenë në orarin 12:00 deri në 17:00 dhe do të prekin këto zona: Fushë Kosovë, Obiliq dhe lagjen Kalabria, ndërsa ndikime mund të ketë edhe në pjesë të tjera të Prishtinës.
Nga kompania është bërë e ditur se ekipet teknike janë duke punuar me intensitet të shtuar për të sanim sa më të shpejtë të problemit dhe rikthim të normalitetit në furnizim.