Ines Gashi shpallet Miss Kosova 2026 në “Kosova Fashion Night”

Më 16 prill është mbajtur eventi i modës “Kosova Fashion Night”, ku disa prej dizajnerëve vendorë prezantuan koleksionet e tyre për sezonin Pranverë–Verë 2026.

Pas përfundimit të sfilatës, u zhvillua edhe gara për përzgjedhjen e më të bukurës së Kosovës.

Titullin Miss Kosova 2026 e fitoi Ines Gashi, duke u vlerësuar si më e dalluara e mbrëmjes.

Në këtë event u ndanë edhe disa tituj të tjerë të rëndësishëm: Nita Hajdini u shpall Miss Shqiptaria, Ema Tafa fitoi titullin Best Model of Kosova, Argjenda Berbatovci u kurorëzua si Miss Prishtina, ndërsa Blerta Sadriaj u rendit si Shoqëruesja e parë.

Ngjarja solli në një mbrëmje të vetme modën, elegancën dhe bukurinë, duke promovuar talentin dhe stilin e dizajnerëve dhe modeleve nga Kosova.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika