Rutte: SHBA nuk do të largohet nga NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka deklaruar se nuk beson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta braktisin Aleancën, pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump për një tërheqje të mundshme.

Në një intervistë për edicionin e së dielës të gazetës gjermane Welt, Rutte theksoi se, me gjithë tensionet dhe pakënaqësitë e shprehura nga Uashingtoni, ai nuk sheh një skenar real të largimit të SHBA-së nga NATO.

Deklarata e tij vjen pasi lideri amerikan refuzoi ofertën e vendeve anëtare të NATO-s për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës në Ngushticën e Hormuzit.

Ai kritikoi aleatët, duke i cilësuar si “të padobishëm” në momentet kur, sipas tij, SHBA kishte nevojë për mbështetje, duke iu referuar mungesës së përfshirjes së tyre në konfliktet në Lindjen e Mesme.

“Presidenti Trump është qartësisht i zhgënjyer me disa anëtare të NATO-s dhe e kuptoj zemërimin e tij”, u shpreh Rutte, duke shtuar se zgjidhja qëndron në forcimin e rolit të Evropës brenda Aleancës.

Rutte bëri thirrje për “një Evropë më të fortë brenda një NATO-je më të fortë”, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit transatlantik në një kohë sfidash të shumta për sigurinë globale. /Telegrafi

 

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika