Prokuroria dhe Policia dhënë detaje pas goditjes së rrjetit të drogës në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detjaje pas realizimit të një aksioni të përbashkët anti-drogë në fshatin Jabllanicë e Vogël, ku është zbuluar dhe asgjësuar një laborator për prodhimin e narkotikëve.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë operacionit në kuadër të planit “Stop drogave”, janë sekuestruar gjithsej 91 bimë të llojit Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për prodhim droge, si dhe një armë zjarri. Po ashtu, është konstatuar se laboratori furnizohej përmes kyçjes ilegale në rrjetin elektrik.

Gjatë aksionit është arrestuar një person i dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Me autorizim të prokurorit, bimët narkotike janë asgjësuar, ndërsa provat e tjera të sekuestruara do të përdoren në procedurën penale. Prokurori i rastit pritet që brenda afateve ligjore të paraqesë kërkesë për masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit.

Autoritetet theksojnë se mbeten të përkushtuara në luftën kundër kriminalitetit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo veprimtari të kundërligjshme.

Shtëpia e kthyer në laborator droge në Pejë, asgjësohen mbi 90 bimë kanabisi

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika