Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të , Kushtrim Gara, ka përkujtuar 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin-Potok.
Gara thotë se arkivat e mbyllura e mbajnë peng të vërtetën teksa shton se dokumente zyrtare dëshmojnë përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim, njofton Dukagjini.
“23 jetë të ndërprera padrejtësisht…23 plagë që nuk mbyllen kurrë…… jetë, familje, histori që jetojnë me ne çdo ditë…Më 19 Prill 1999, në Dreth dhe Kalludër të Zubin Potokut, u rrëmbyen dhe u zhdukën me forcë 23 qytetarë shqiptarë, të njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’, kryesisht nga regjioni i Mitrovicës. Sot, 19 prill 2026, përulemi me dhimbje e respekt para jetëve dhe kontributit të tyre, duke qëndruar pranë familjeve dhe duke kërkuar drejtësi e të vërtetën. Edhe pas 27 vitesh, ky rast mbetet pa përgjigje. Dokumente zyrtare dëshmojnë përfshirjen e Ushtrisë Jugosllave në këtë krim, ndërsa mungesa e bashkëpunimit dhe mos hapja e arkivave vazhdojnë të pengojnë zbardhjen e fatit të tyre. Kujtimi për ta nuk zbehet. Ai jeton në përkushtimin tonë për të mos harruar asnjë emër dhe për të kërkuar pa ndalur të vërtetën”, ka shkruar Gara.
Ai, mes tjerash, ka publikuar edhe emrat e të zhdukurve.

