Haxhiu për presidentin: Në këtë javë përfundimtare, shpresoj të arrihet konsensus

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por të arrihet konsensus.

“Këtë javë, kjo javë është vendimtare. Uroj që të nisë me takime ndërmjet partive politike. Unë mirëpres çfarëdo kontributi të partive politike, grupeve parlamentare në raport me çështjen e zgjedhjes së presidentit, për faktin se nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, por në qoftë se ka vullnet mund të kryhet brenda shumë pak orësh.

Prandaj i ftoj edhe sot, këtë të diel, që javën që kemi para nesh ta shfrytëzojmë me takime, të cilat uroj të përmbyllen me një konsensus sa i përket emrit të presidentit.

Unë nuk jam përgjegjëse për të ftuar partitë politike në takim. Takimet po ftohen nga kryeministri Albin Kurti, si kryetar i partisë, si kryeministër dhe si dikush që i ka mbi 50 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përkatësisht 66 me koalicionin që është bashkërisht.

Prandaj, në qoftë se partitë politike presin ftesa nga unë si ushtruese e detyrës së presidentes, natyrisht që unë do t’i ftoj, por nuk kam parë kërkesa. Nuk kam parë që nuk pranohen ftesat nga kryeministri Kurti, për shkak se ju e dini që në të kaluarën ka pasur probleme edhe në raport me këtë çështje, mirëpo tani mendoj që ajo çka duhet është që t’i përgjigjen pozitivisht ftesave të kryeministrit Kurti. Sepse ato mund të shërbejnë që të kemi një marrëveshje sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit apo presidentes së ardhshme.

Mendoj që është shumë e rëndësishme që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kemi shumë punë para vetes, jo vetëm për së brendshmi, por po ashtu edhe për zhvillimet jashtë vendit tonë. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm, duhet ta kemi parasysh interesin qytetar dhe jo, si me thënë, ndonjë interes individual apo grupor.

Mendoj që qytetarët nuk i duan zgjedhjet në Republikën e Kosovës në këtë moment. Në dhjetor të vitit të kaluar ata kanë votuar për partitë politike, pra në këto zgjedhje, prandaj mendoj që askush nuk do të duhej të synonte që me veprimet e tyre ta çojnë vendin në zgjedhje. I ftoj që të përbashkohen, të unifikohen, e pastaj betejat për çështje të tjera i lëmë pas zgjedhjes së presidentit”, tha Haxhiu./EO

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika