Trump njofton dërgimin e delegacionit në Pakistan për bisedime me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se një delegacion amerikan do të udhëtojë drejt Pakistanit për të zhvilluar bisedime me Iranin.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se përfaqësuesit amerikanë do të mbërrijnë në Islamabad për negociata, duke shtuar se SHBA-ja po ofron një marrëveshje “të drejtë dhe të arsyeshme”.

Ai paralajmëroi se në rast se bisedimet dështojnë, SHBA-ja mund të ndërmarrë sulme ndaj infrastrukturës në Iran, përfshirë centrale energjetike dhe ura.

“Ne nuk do të jemi më të butë”, shkroi Trump, duke kërcënuar me masa të ashpra nëse nuk arrihet marrëveshje.

Presidenti amerikan akuzoi gjithashtu Iranin për shkelje të armëpushimit, duke pretenduar se forcat iraniane kanë qëlluar në Ngushticën e Hormuzit, duke synuar një anije franceze dhe një anije mallrash nga Mbretëria e Bashkuar.

Trump e cilësoi si të çuditshëm vendimin e Iranit për të mbyllur ngushticën, duke thënë se bllokada amerikane tashmë e ka kufizuar kalimin dhe se humbjet financiare prekin kryesisht Iranin.

Nga ana tjetër, Irani ka akuzuar SHBA-në për shkelje të armëpushimit për shkak të vendosjes së bllokadës detare ndaj porteve të tij.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika