Kurti: Serbia vazhdon të shkelë detyrimet ndërkombëtare, nuk zbardh fatin e të zhdukurve gjatë luftës

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Serbia po vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare duke mos zbardhur fatin e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë dhe duke ua mohuar familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë.

Këto deklarata Kurti i bëri pas homazheve në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit, në përkujtim të 19 prillit 1999, kur forcat e armatosura serbe vranë 20 civilë shqiptarë, të cilët më pas u varrosën në një varrezë masive.

“Krahas mohimit të krimeve gjenocidale, Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare duke ua mohuar familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë, duke mos zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai përmendi gjithashtu edhe rastin e 23 intelektualëve nga Mitrovica, përfshirë mjekë, profesorë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut, të cilët sipas tij u rrëmbyen dhe u zhdukën nga forcat serbe në Dreth të Zubin Potokut gjatë luftës.

Kurti tha se Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera gjatë luftës, ndërsa theksoi se sakrifica e të rënëve për liri mbetet udhërrëfyese për shtetin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika