Media shtetërore iraniane: Raportimet për bisedime të reja në Pakistan nuk janë të vërteta

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, ka deklaruar se raportimet për një raund të dytë bisedimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Pakistan “nuk janë të vërteta”.

Në një postim në Telegram, IRNA akuzon SHBA-në për kërkesa të tepruara, ndryshim të vazhdueshëm qëndrimesh dhe deklarata kontradiktore. Sipas saj, këto së bashku me bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane dhe retorikën kërcënuese kanë penguar progresin e negociatave.

Agjencia shton se “në këto rrethana nuk ka perspektivë të qartë për negociata frytdhënëse”, por nuk citon asnjë institucion apo zyrtar konkret për këto deklarata.

Kjo vjen pas raportimeve nga dy media iraniane të lidhura me Garda Revolucionare e Iranit, të cilat gjithashtu kanë shprehur dyshime për pjesëmarrjen e Teheranit në bisedime, raporton BBC.

Deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Irani do të marrë pjesë në takime, dhe asnjë zyrtar i emëruar nuk ka sqaruar pozicionin e vendit.

Islamabad rrit masat e sigurisë para bisedimeve SHBA–Iran

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika