Dështon përsëri mbledhja për zgjedhur kryesuesin e KGJK-s=

Mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dështuar sërish të mbahet, për shkak të mungesës së njërit prej anëtarëve.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar të zgjidhej kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Zëvendëskryetarja e Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Arjeta Sadiku, njoftoi të pranishmit se mungesa e gjyqtarit Besnik Bislimaj ka bërë të pamundur zhvillimin e mbledhjes.

Ajo bëri të ditur se Bislimaj kishte dërguar një njoftim zyrtar përmes emailit, duke sqaruar se për arsye shëndetësore nuk do të mund të marrë pjesë në asn

“Kemi pranuar një email nga gjyqtari Besnik Bislimaj i cili nuk mund të marrë pjesëDeri më 24 Prill, për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet, andaj që edhe mbledhja e sotme nuk mund të mbahet. Kështu që për këtë javë nuk do të ketë mbledhje të Këshillit. A ka dikush diçka me e diskutu? Nëse jo, atëherë e konsideroj të mbyllur këtë takim. Faleminderit për prezencën”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika