Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 21 dhe 22 prill.
Gjatë qëndrimit në Ankara, ai do të takohet me presidentin e vendit, Rexhep Tajip Erdogan, ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, si dhe ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yashar Guler.
Në agjendë është paraparë edhe një vizitë në një objekt të industrisë së mbrojtjes.
Sipas njoftimit, nuk do të ketë mundësi për media gjatë kësaj vizite.