AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve

Kryesia e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se procesi i brendshëm zgjedhor i partisë po zhvillohet sipas planifikimit dhe me përfshirje të gjerë të strukturave organizative.

Në mbledhjen e fundit, u theksua se procesi zgjedhor në nivel degësh pritet të përfundojë më 10 maj, ndërsa më 24 maj do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të Aleancës.

Përveç çështjeve organizative, Kryesia diskutoi edhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

Sipas tyre, mungesa e rezultateve në qeverisje dhe mungesa e një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese po e shtyjnë vendin drejt një situate që mund të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika