Zyrtari i lartë i Trustit për 140 milionë eurot e deklaruara: Pasuria ime s’ka origjinë nga Kosova, çdo cent është legjitim

Kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra, ka reaguar publikisht pas debatit rreth deklarimit të pasurisë së tij, duke thënë se çdo gjë është e deklaruar, e dokumentuar dhe legjitime.

Në një postim në Facebook, Bajra ka bërë të ditur se për të tretin vit radhazi ka deklaruar pasurinë brenda afateve ligjore, duke theksuar se kjo nuk është vetëm obligim formal, por akt transparence ndaj publikut.

Ai ka pranuar se deklarimi i 140 milionë eurove ka nxitur reagime, por ka sqaruar se pasuria e tij nuk ka origjinë nga Kosova, por është krijuar në Mbretërinë e Bashkuar, shumë kohë para angazhimit të tij në institucione publike në vend.

Bajra ka mohuar kategorikisht çdo përfitim nga fondet publike, duke thënë se nuk ka përfituar dhe nuk do të përfitojë kurrë nga paraja publike.

Ai gjithashtu ka reaguar ndaj akuzave dhe dyshimeve që janë ngritur ndaj tij, duke i cilësuar si shpifje dhe fushatë linçimi, ndërsa ka kërkuar debat të bazuar në fakte dhe jo në sulme personale.

Në sqarimin e tij, ai ka theksuar edhe kontributin në rritjen e performancës së Trustit, duke pretenduar se fondi pensional ka arritur kthime të konsiderueshme në nivel qindra milionë euro përmes vendimeve profesionale dhe kolegjiale.

Po ashtu, ka deklaruar se ka dhënë edhe kontribute personale për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe iniciativa të tjera, jo për publicitet, por siç tha ai, nga bindja për forcimin e shtetit.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika