Abdixhiku: Çështja e presidentit, e mbyllur për LDK-në

Vetëm një javë para skadimit të afatit kushtetues më 28 prill për zgjedhjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) s’kanë gjetur konsensus për këtë çështje.

Kështu kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij tashmë është efektivisht jashtë procesit për zgjedhjen e presidentit, duke e konsideruar këtë çështje të përmbyllur për LDK-në.

“LDK-ja është efektivisht jashtë procesit. Sepse kemi bërë përpjekje për 53 ditë, kemi qenë të hapur, jemi dakorduar për të mbyllur procesin në mënyrë njerëzore. Unë kam para popullit të Kosovës, thash shkoni, 53 ditë provova, provova me bind që presidenti s’i takon Vetëvendosjes. Nuk arrita, nuk dua me ua marrë edhe 7 ditë tjera, deri në momentin e fundit, deri në ora 12 të natës. Me thënë hajde se tash po e bëjmë një zgjidhje, sepse s’mundem me bë një zgjidhje të tillë. Është rrezik i jashtëzakonshme për Kosovën.

Po ua lë partive të tjera të merren me këtë çështje, në qoftë se kanë vullnet. Kjo çështje për LDK-në është e mbyllur”, ka thënë Abdixhiku në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika