Inspektorati ndalon punimet në 16 objekte ndërtimi

Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar të dhënat më të fundit nga aksioni i gjerë i inspektimeve në sektorët me rrezik të lartë, i ndërmarrë pas rritjes së rasteve të vdekjeve në vendin e punës.

Sipas raportit 48-orësh, në ditën e gjashtë të këtij aksioni, inspektimet janë fokusuar kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë, ku janë realizuar gjithsej 41 kontrolle, njofton Dukagjini.

Në 16 raste është vendosur ndalim i punimeve, përkatësisht në dy raste në Pejë, 11 në Prizren dhe tri në Prishtinë.

Inspektorati ka shqiptuar gjithashtu 13 vërejtje, ndërsa në 13 raste nuk është konstatuar nevoja për masa ndëshkuese.

Në tetë raste janë lejuar vazhdimi i punimeve, ndërsa në 12 raste të tjera parregullsitë e evidentuara janë eliminuar.

Sipas Inspektoratit, pas përfundimit të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është vendosur ndalim i punimeve do të procedohen automatikisht në gjykata për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika