Ministria e Shëndetësisë trajton çështjen e helmimit nga uji i pijes në Han të Elezit

Minsitria e Shëndetësisë ka trajtuar çështjen e helmimit të qytetarëve të Hanit të Elezit nga uji i pijes dhe ka thënë se situata është nën monitorim të vazhduar dhe MSh, së bashku me IKShPK-në dhe dikasteret e tjera relevante si MPB-AME dhe MAPL janë në terren dhe në Komunikim të vazhdueshëm me autoritetet komunale për menaxhimin e situatës

Takimi i Ministrisë së Shëndetësisë me Komunën e Hanit të Elezit

Ministria e Shëndetësisë, të martën e 12 qershorit, ka njoftuar në Facebook se zëvendësministri i Shëndetësisë Arsim Berisha me këshilltarin politik të Ministrit Latifi, Anton Shllaku kanë qëndruar në Komunën e Hanit të Elezit për të trajtuar çështjen e dyshimeve për helmimin e qytetarëve nga uji i pijes në disa fshatra të kësaj komune.

Zëvendësministri Berisha është njoftuar nga autoritetet lokale shëndetësore të Hanit të Elezit se nga fillimi i ankesave të qytetarëve deri në ora 12 të ditës së sotme, ekipet mjekësore kanë vizituar 195 pacientë, kurse pas orës 12:00, 5 pacientë.

“MSh dhe ShSKUK kanë ndihmuar QKMF-në e Hanit të Elezit me furnizime me medikamente dhe materiale shpenzuese të nevojshme të kërkuara si nevoja emergjente. Ekipet e IKSHPK-së ndërkaq, kanë marrë edhe sot mostra për analizë laboratorike të ujit pas dyshimeve për intoksikim të ujit”, shkruhet në postimin e MSh-së.

Pamje të takimit

Në postim tutje shkruhet se, me qëllim të përballimit të situatës dhe ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët me ankesa, QKMF e Hanit të Elezit është mbështetur nga ekipet e Kujdesit Parësor Shëndetësor nga Komuna e Ferizajt dhe Komuna e Vitisë.

“Agjensioni i Menaxhimit të Emergjencave në kuadër të MPB-së, përmes cisternave, ka siguruar ujë të pijes për banorët e zonave ku qytetarët kanë pasur probleme shëndetësore, derisa IKShPK të konfirmojë rezultatet e mostrave të marra për analizat e ujit”.

Pamje të takimit

“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka vizituar, gjithashtu, komunën e Hanit të Elezit duke iu ofruar mbështetje autoriteteve lokale për menaxhimin e situatës”.

Situata është nën monitorim të vazhduar dhe MSh, së bashku me IKShPK-në dhe dikasteret e tjera relevante si MPB-AME dhe MAPL janë në terren dhe në Komunikim të vazhdueshëm me autoritetet komunale për menaxhimin e situatës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika