Një anije mallrash në pronësi greke, Epaminondas, është sulmuar pranë Ngushticës së Hormuzit, por ende nuk është e qartë nëse është sekuestruar nga Irani.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ka deklaruar për CNN se mund të konfirmojë sulmin ndaj anijes, por jo ndalimin e saj nga Irani. Sipas tij, anija ka pësuar dëme të mëdha.
Mediet greke raportojnë se ministria e transportit ka mohuar se anija është sekuestruar.
Ndërkohë, sipas mediave iraniane, Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka deklaruar se anija, së bashku me një tjetër anije MSC Francesca, është “sekuestruar” dhe është drejtuar drejt brigjeve iraniane.
Qendra britanike për operacionet detare (UKMTO) ka njoftuar se një anije është afruar nga një mjet i IRGC-së, i cili ka hapur zjarr dhe ka shkaktuar dëme serioze në urën komanduese të saj.